Historia e 90-vjeçares amerikane, udhëtoi 6 milje në dëborë për tu vaksinuar kundër COVID-19

Një sfidë e vërtetë ka qenë rruga për të shkuar në qendrën e vaksinimit për një 90-vjeçare amerikane. Fran Goldman nga Seattle eci për 16 km në këmbë në mes të dëborës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.

Një shtresë e trashë dëbore mbuloi qytetin dhe e bëri të pamundur drejtimin e makinave, kështu që zonja Goldman veshi çizmet e saj, mori shkopinjtë dhe përshkroi rrugën në këmbë deri tek klinika.

“Nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë”, pranoi Goldman për një të përditshme lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?