Historia pas fotos që tronditi botën: Humba 25 familjarë në sulm (Pamje të rënda)
Me dy ëngjëj e tij në krahë që tashmë janë qiell, Abdul Hamid Youssef ka tronditur botën me historinë tragjike të familjes së tij. Në një rrëfim për CNN, ai thotë se tronditja e zgjoi nga një gjumë i thellë dhe shkoi menjëherë tek dhoma e fëmijëve.
“U çova nga krevati me vështirësi në frymëmarrje dhe ju drejtua menjëherë shtratit ku ndodheshin binjakët 9-muajsh, për t’u siguruar se ata ishin ende në jetë”,- tregon Youssef.
Fëmijët ja la bashkëshortes dhe i tha që të qëndronte me ta brenda në shtëpi, ndërsa vetë shkoi në shtëpinë e prindërve aty pranë. Por ajo që do të shikonte, ishte më tepër se një krim lufte, apo një genocid. “Njerëzit përpëliteshin dhe binin në tokë”, thotë mes lotëve që e kanë ngarkuar tepër emocionalisht.
Më tej ai ka pohuar se pasi arriti në shtëpinë e prindërve, dy vëllezërit kishin ndërruar jetë. Të njëjtin fat tragjik, kishte pësuar dhe bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët.
Diktatori Bashar al-Assad akuzohet se përdori armë kimike në sulmin e fundit në Siri, për të spastruar zonat e mbajtura ende nga rebelët, ndërkohë që banorët e këtyre zonave ishin në gjumë. Midis 70 viktimave, ishin edhe binjakët e Abdul Hamid Youssef, fotoja e të cilit me dy fëmijët e pajetë në krahë bëri xhiron e internetit dhe tronditi botën mbarë.
Youssef rrëfen për CNN se në sulmin me armë kimike, ai ka humbur 25 familjarë. “Vëllezërit e mi, fëmijët e tyre dhe kushërinjtë e tyre: 25 anëtarë të familjes sime, të gjithë të martirizuar”,-shprehet ai.
Filmime të mëvonshme e tregojnë atë të gjunjëzuar, duke qarë para varreve të fëmijëve. “Po qaj, por këta janë lot gëzimi”,- thotë ai duke shpjeguar se fëmijët e tij janë më mirë pranë Zotit se sa në Siri.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=eaQ_Yk7DWXI” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

