Historia rrëqethëse nga Turqia, lindi dhe vdiq në rrënojat e tërmetit

Historitë nga tërmeti janë me dhimbje të madhe. Osman Enes Basturk, i cili lindi në ditën e tërmetit më 17 gusht të vitit 1999, humbi jetën në një tërmet tjetër.

Djaloshi 24-vjeçar që erdhi në këtë botë në qytetin e Gaziantepit, filloi jetën gjatë një tërmeti dhe e përfundoi përmes një tjetër tërmeti me epiqendër në qytetin e Kahramanmarasit.

Asiye Basturk, nëna e tij, tregoi historinë e jetës së Enesit, i cili humbi jetën pasi një mur ra mbi të, ndërsa përpiqej të mbronte vëllanë nga tërmeti 7.7 ballësh që goditi shtetin turk.

SHKARKO APP