Historia se si varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane

Pllaka e varrit që shumë të krishterë besojnë se dikur ka mbajtur trupin e Jezu Krishtit është zbuluar nga shkencëtarët për herë të parë në shekuj. Sipërfaqja origjinale është ekspozuar gjatë punës së rikonstruktimit në Kishën Holy Sepulchre në qytetin e vjetër Jeruzalemit, sipas National Geographic.

Vendi më i shenjë i krishtërimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, ruhet nga fy familje mysliman.

Një marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12-të, thuhet se mbikëqyrja e kishës i’u besua dy familjeve myslimane. Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Në një interviste për “CNN”, Adeeb Joudeh, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.

“Për mua, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë, është Kisha e Shenjtë “Sepulchre” ka thënë Joudeh.  Ndërsa, Wajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve. “Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë, duke iu referuar sekteve të krishtera rivale.

Ne i ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë”,- ka thënë Nuseibeh.

SHKARKO APP