Historike/ Erdogan takohet me Papën, vizita e parë në Vatikan e një presidenti turk pas 59 vitesh
Në Vatikan ka nisur takimi kokë më kokë mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe liderit shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskut, raporton Anadolu Agency (AA).
Papa priti presidentin Erdoğan në hyrjen e Sallës së Bibliotekës në Pallatin Apostolik, ku lideri i botës katolike pret mysafirët.
“Ju faleminderit për kujdesin”, është shprehur presidenti Erdoğan, ndërkohë që edhe Papa ka falënderuar presidentin turk për vizitën.
Erdogan dhe Papa Françesku shtrënguan duart para përfaqësuesve të mediumeve, ndërsa më pas kaluan në Sallën e Bibliotekës, ku po mbajnë takimin kokë më kokë, i cili zhvillohet në dyer të mbyllura për mediumet.
Kjo është vizita e parë e një presidenti turk pas 59 vitesh që viziton Vatikanin. Mësohet se temë kryesore mes presidentit turk dhe Papës është terrorizmi dhe vendimi për Jeruzalemin.
KOHA JONË SONDAZH

