Hit në rrjet, një besimtar puth në ballë Papën (FOTO)

Papa Françesku ka realizuar një vizitë në sallën e “Paul VI”, ku edhe është surprizuar nga gjesti i një burri 40-vjeçar. I veshur thjeshtë me një bluzë blu, 40-vjeçari përveçse e puthi në ballë ka arritur ta përqafojë Papën. Mediat e huaja shkruajnë se Papa gjatë fjalës së tij i kushtoi rëndësi të veçantë audiencës së besimtarëve ku edhe iu drejtua me mesazhe për të qëndruar larg dhunës. Personi i cili arriti ti jepte në puthje të ngrohtë Papës ishte pjesë e eventit të aktorit dhe piktorit francez 89-vjeçar, Michel Lonsadale, një katolik i angazhuar për një kohë të gjatë në “Rinovimin Karizmatik”, një lëvizje që ka dhjetëra miliona besnikë në të gjithë botën dhe që Papa Françesku takohet çdo vit.

SHKARKO APP