”Hitleri kishte gjak hebre”, Putin i kërkon falje Izraelit në emër të…

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar ndjesë për deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, i cili tha se Adolf Hitleri ka pasur “gjak hebre”. Sipas zyrës së shtypit të Kryemnistrisë izraelite, Putin ka telefonuar kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett, për t’i kërkuar falje.

Ministri rus Sergey Lavrov tha gjatë fundjavës se diktatori nazist Adolf Hitler kishte “gjak hebre”. Këtë koment ai e bëri në tentativë për të krahasuar Hitlerin me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është me prejardhje hebreje.

“Zelensky përdor këtë argument: çfarë lloj nazizmi mund të kenë ata si shtet kur lideri është Hebre. Mund ta kem gabim, por Hitleri kishte edhe gjak Hebre. Kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”, tha Lavrov.

SHKARKO APP