Holanda, “kryeqyteti” i drogave sintetike në botë
Për të festuar pa ndërprerje ditë e natë dhe për të qenë në formë, shumë njerëz përdorin pilula si ecstasy apo amfitamina. Ato mund t’i blesh në treg lirë dhe përmbysin tregun në variante nga më të ndryshme. Shumica e tyre vijnë nga Holanda, kryesisht nga Nordbrabanti, ku gjenden prodhuesit më të mëdhej të drogave sintetike në botë.
Së fundi hetuesit dhe policët e Nordbrabantit kishin marrë informacione se në një depo në një park industrial prodhohen droga. Gjatë kontrollit ata gjetën rreth 50.000 litra acid formik.
Lënda bazë për prodhimin speed-it. Rob de Vrij, kimisti i policisë, nuk ka asnjë dyshim se policisë i ka rënë në dorë një peshk i madh? Sipas tij “kimikatet kanë në tregun legal një vlerë rreth 200,000 euro, kurse në mjedis kriminal ato shiten për rreth 2 milionë. Dhe nëse nga ky acid prodhohet amfitaminë, vlera është rreth 50 deri në 60 milionë euro”.
KOHA JONË SONDAZH





