Holandë, 112 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë, 546 viktima në total
Bota E Premte, 27 Mars 2020 20:19
Holanda është një tjetër shtet i rëndësishëm europian i prekur nga pandemia e koronavirusit.
Në shtetin holandez, janë shënuar 112 vdekje nga virusi vdekjeprurës në 24 orët e fundit.
Në total, në Holandë janë shkaktuar deri tani nga virusi 546 viktima. Po në Holandë, janë infektuar me koronavirus 8603 persona.
Në këtë shtet europian, 1 172 vetë janë infektuar me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit.