Holandë, 2737 të vdekur nga koronavirusi, mbi 25 mijë të infektuar
Holanda vazhdon që të regjistrojë persona të prekur nga koronavirusi, si dhe viktima.
Rastet janë në rënie në Holandë, sikundër edhe në një pjesë të mirë të shteteve europiane.
Në total, Holanda ka raportuar deri tani 2737 viktima nga Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit, shteti holandez raportoi 94 viktima nga virusi.
Ndërsa, në Holandë janë regjistruar si të infektuar me virusin vdekjeprurës 25 587 persona.
Në orët e fundit, në këtë shtet europian, janë regjistruar si të infektuar me virus 1174 njerëz.