Holandë, kryeministri Rutte fiton mandatin e katërt

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet kombëtare të zhvilluar ditët e fundit duke siguruar kështu mandatin e katërt në krye të vendit.

Rutte ka deklaruar se mandatin e katërt në detyrë do ta përdorë për të rindërtuar vendin pas pandemisë së koronavirusit.

Pas një fushate gjatë pandemisë dhe parë si një referendum mbi performancën e qeverisë gjatë krizës, rezultatet e anketave sugjeruan që VVD kishte fituar 35 nga vendet në parlamentin me 150 vende, dy më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

“Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë time një votë të madhe besimi”, ka thënë Rutte.

“Jo gjithçka ka shkuar mirë në 10 vitet e fundit, përfshirë dorëheqjen e tij në janar për shkak të një skandali në të cilin njerëzit ishin të profilizuar në mënyrë raciale dhe më pas u akuzuan në mënyrë të rreme për mashtrim të përfitimeve të fëmijëve”.

Sipas kryeministrit holandez, mandati i katërt do të përdoret për të ringritur vendin pas pandemisë.

SHKARKO APP