Hollande kritikon Macron: Kujdes, nuk ke fituar akoma!
“Nuk e keni kuptuar fare se çfarë ndodhi të dielën. Të gjithë e panë rezultatin në aspektin figurativ, por problemi është që në raundin e dytë ka kaluar Marine Le Pen!”.
Fransua Hollande, gjithnjë e më i pranishëm në këtë fazë të zgjedhjeve, kritikon ish-ministrin socialist Emmanuel Macron dhe ata që mendojnë se e ka fitoren të sigurt. Presidenti kujton që duhet “të jemi shumë seriozë dhe të mobilizuar”.
Hollande, në ditët e fundit të mandatit të tij, merr rolin e udhëheqësit të vendit. Dhe publikisht, pa cituar emrin e pasardhësit të tij të mundshëm Macron, kritikon liderin e “En Marche!”.
“Të dielën e shkuar ai ka festuar dhe një ditë më pas qëndroi në heshtje, ndërsa kundërshtarja e tij e sulmonte nga të gjitha krahët”, – tha Hollande.
“Një votë meritohet dhe fitohet”, – ka vijuar presidenti, por Macron nuk i ka marrë për mirë kritikat e ish-shefit të tij: “Nuk pranoj leksione, gjithnjë e kam luftuar Frontin Nacional”.
26 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)
KOHA JONË SONDAZH

