Hong Kong, biznesi bën bilancin – Përgjysmim të fitimeve si pasojë e protestave
Muajt e stërzgjatur me protesta thuajse çdo fundjave kanë shkaktuar dëme mjaft të mëdha për bizneset në Hong Kong, e kryesisht për bizneset e vogla, ato në lagjen Prince Edward, ku janë zhvilluar edhe protestat e ku zhvillohet edhe ajo e kësaj fundjave.
Bizneset shprehen se ja kanë dalë të menaxhojnë dhe përballojnë disi situatën, pavarësisht përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të ruajtjes së rendit, me kaosin që ka mbretëruar për muaj me radhë, e që vazhdon ta bëjë. Por ajo që nuk ka kthim prapa është performanca e biznesit.
Sipërmarrësit në vend shprehen se gjatë kësaj periudhe fitimet e tyre janë përgjysmuar. Autoritetet vendase e kanë shpallur të paligjshme protestën e fundjavës, ndërkohë që kanë shpallur të paligjshëm edhe ata që do të dalin me maska. Gjithsesi, këto ndryshime duket se nuk i ndalin dot protestuesit pro-demokratikë.