Hong-Kong, Kina do të eliminojë opozitën

Propozime të reja nga Pekini për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes dhe numrin e ligjvënësve pritet të eliminojnë opozitën në rajonin e Hong-Kongut. Kina kërkon që organi legjislativ i rajonit të kontrollohet nga patriotë të vërtetë.

Kina do që të ndryshojë sistemin zgjedhor në rajonin e Hong-Kongut, në dëm të opozitës.

Asambleja Kombëtare Popullore hapi të premten sesionin e saj vjetor në Pekin, duke parashtruar objektivat politikë dhe ekonomikë për të ardhmen e afërt, por edhe sfidat rajonale që has vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rajoni kinez gjysmautonom i Hong-Kongut, ku opozita kërkon më shumë demokraci dhe autonomi, në qeverisje, shihet si vatër destabiliteti për Kinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, Uang Çen, nënkryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, propozoi një metodë të re zgjedhjeje të ligjvënësve në Hong-Kong dhe reduktim të numrit të tyre.

“Kaosi në shoqërinë e Hong-Kongut tregon se sistemi aktual zgjedhor ka boshllëqe dhe defekte të dukshme, që u japin zë forcave antikineze. Prandaj duhen masa të nevojshme për të eliminuar rreziqet e fshehta dhe për të garantuar që patriotët janë trupa kryesore në administrim të Hong-Kongut.”

Në 2019-n protestat për më shumë demokraci në Hong-Kong tronditën rajonin gjysmautonom, duke detyruar Kinën të ndërhyjë me ligj të posaçëm që i shmang përpjekjet për revoltë ndaj autoriteteve.

47 aktivistë dhe politikanë të opozitës u arrestuan në fundjavë me akuzën se kishin tentuar të rrëzonin qeverinë duke improvizuar një proces zgjedhor para zgjedhjeve konkrete parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?