Hong Kongu “zhytet” në recesion – Protestat janë shkaktari kryesor, ekspertët japin alarmin

Ekonomia e Hong Kongut është zhytur në recesion për të parën herë në një dekadë gjatë tremujorit të tretë,  tregojnë të dhënat e fundit që vijnë nga vendi. Protestat e fuqishme anti-qeveritare vlerësohen si shkaktari kryesor i kësaj situate. Kështu gjatë periudhës Korrik-Shtator të këtij viti, ekonomia vlerësohet të jetë tkurrur me një normë në 3.2% në krahasim me tremujorin paraardhës, tregojnë të dhënat më të fundit.

Veç protestave anti-qeveritare një nxitje e fortë në zhytjen  e vendit në recesion kanë dhënë edhe tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Tremujori i tretë i vitit është i dyti me radhë me Prodhimin e Brendshëm Bruto në kontraktim.

Kjo do të thotë se janë përmbushur kriteret e nevojshme për të arritur atë që njihet si recesion teknik. Tashmë ekonomia e vendit hyn në një spirale të rrezikshme. Analistët dhe ekspertët e ekonomisë parashikojnë një recesion edhe më të thellë se ai i krizës financiare globale në vitet 2008/2009, apo ai i epidemisë së SARS-it në vitin 2003, pasi në horizont nuk duket asnjë sinjal se protestat do të ndalen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?