Hormonet seksuale, mbrojnë gratë nga ndërlikimet e rënda të Covid-19
Gratë përballen me komplikime më pak të rënda të Covid-19 dhe një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me pacientët meshkuj. Kjo sepse gratë kanë hormone dhe kromozome që kontribuojnë në një përgjigje më të fortë imune kundër virusit, sipas një studimi të botuar në gazetën Amerikane të Fiziologjisë-Fiziologjia e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
Sipas studiuesve, ACE2 është një gjen i lidhur me kromozomet X. Për shkak të kromozomeve të tyre, gratë kanë dy kopje të gjenit ACE2 dhe burrat kanë vetëm një kopje. Kjo i mbron ato nga ndërlikimet që lidhen me koronavirusin. Studiuesit thanë se ata po përpiqen të kuptojnë se si manipulimi i niveleve të ACE2 mund të ndihmojë pacientët me Covid-19. Arsyet pse burrat janë në rrezik më të lartë të vdekjes nga Covid-19
Që nga fillimi i pandemisë, disa raporte kanë treguar se burrat janë në një rrezik në rritje të vdekjes nga Covid-19. Një studim nga Spitali Universitar Regensburg, Gjermani zbuloi se burrat kanë një rrezik prej 62 për qind më të madh të vdekjes së lidhur me Covid-19 krahasuar me gratë, ndoshta për shkak të niveleve më të larta të inflamacionit.