Horror në Afrikën e Jugut, gruaja shtatzënë theret dhe varet në pemë

Shqetësim dhe indinjatë të thellë ka ngjallur në Afrikën e Jugut, vrasja e 28-vjecares Tshegofatso Pule, e cila pasi është therur me thikë është varur në një pemë. Gruaja, që ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, ishte zhdukur javën e shkuar dhe trupi i saj është gjetur vetëm të dielën. Hashtagu #JusticeForTshego është bërë një tendencë në Twitter dhe zëdhënësi i policisë ka thënë që është hapur një hetim për vrasjen.

Një tjetër episod dhune ndaj femrave në Afrikën e Jugut, ku sipas të dhënave të fundit një grua vritet çdo 3 orë. Por historia e Tshegofatso Pule, ndoshta edhe për shkak të kushteve të saj dhe të fëmijës që mbante në bark, është bërë shumë sensitive duke ngjallur indinjatë të thellë.

Për të deri tani dihet shumë pak, teksa në mediat lokale qarkullojnë foto të fytyrës së saj me gërsheta. Por edhe familja e saj që jeton në Soweto nuk do të japë deklarata. I vetmi që ka folur me mediat është një i afërm i vajzës që ka treguar për ngjarjen për rrjetin e informacionit Sowetan Live. Ai thotë se gruaja ishte zhdukur javën e kaluar. Sipas asaj që tregon burri Tshegofatso ka pasur një zënkë me të dashurin e saj, që ishte i martuar me një grua tjetër. Ajo më pas ka marrë në telefon familjarët duke I thënë se po kthehej në shtëpi. Nga ai moment për gruan nuk ka pasur më asnjë informacion.

“Provuam ta merrnim në telefon gjatë gjithë natës, por nuk arritëm të kontaktonim me të. E morën edhe gjatë ditës, por telefoni i saj ishte I fikur’, shton i afërmi, që shpjegon që edhe tentativat për të komunikuar telefonikisht me të fejuarin ishin të kota.

Familja ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e vajzën, duke ngjitur dhe fletushka për të ndihmuar në kërkimin e 28-vjeçares, deri në momentin që dikush i ka kontaktuar dhe i ka thënë që e ka parë. ‘Nuk jemi në gjendje të kuptojmë se cili ka qenë shkaku që ka sjellë vdekjen e saj, por dimë që gjërat nuk shkonin mirë me të dashurinë saj. Edhe bashkëshortja e tij e dinte për Tshego dhe ishte gjithmonë në luftë me të’. Policia ka hapur një hetim për ngjarjen e rëndë për të gjetur fajtorët, duke kërkuar që edhe sistemi të garantojë drejtësi.
Si i dyshuar për krimin është shpallur në kërkim i dashuri i viktimës.

SHKARKO APP