Horror në Indi: Përdhunohet një bebe 8-muajshe
Dhuna seksuale ndaj grave dhe fëmijëve nuk ka të ndalur në Indi. Viktima më e fundit është një vajzë vetëm 8 muajshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin Nju Delhi, ku bebja është përdhunuar nga kushëriri i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.
Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Kryetarja e Komisionit për Gratë e Delhit, Swati Maliwal, tha se fëmija duhet t’i nënshtrohet një operacioni 3-orësh, për shkak të plagëve të tmerrshme.
“Të qarat e saj dëgjohen në të gjithë spitalin. Ajo ka plagë të tmerrshme. Çfarë duhet bërë? Si mund të flejë Delhi sonte kur një fëmijë vetëm 8 muajsh është përdhunuar brutalisht në qytet? A jemi bërë kaq të pandjeshëm apo thjesht po e pranojmë këtë që po ndodh si fati ynë?”, shkroi ajo në Tuiter.
Maliwal i bëri apel kryeministrit Narendra Modi, për ashpërsimin e ligjeve dhe shtimin e numrit të agjentëve të policisë për të mbrojtur vajzat.
KOHA JONË SONDAZH

