Horror para parlamentit, vetëvritet me armë zjarri 50-vjeçari
Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri para godinës së parlamentit serb në Beograd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40. Viktima mësohet se e ka qëlluar veten me një plumb në gojë në shkallët e parlamentit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka rrethuar zonën, ndërsa trupi i pajetë u transportua drejt morgut me autoabulancë.
Grupi hetimor po mbledh provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e incidentit të rëndë.