Horror/ Vritet 24 vjeçarja shtatzënë, mikesha i pret barkun për t’i vjedhur beben

Një ngjarje me përmasa të makabrës ka tronditur Brazilin. Një grua e re shtatzënë është gjetur e pajetë dhe fëmija i palindur i’u nxorr nga barku nga mikesha e saj, e fiksuar për të vjedhur një fëmijë. Gruaja e identifikuar si 24 vjeçarja Flavia Godinho Mafra, ishte 36 javë shtatzënë kur u vra në qytetin e Canelinha, në jug të Brazilit.

Shoqja e saj e fëmijërisë pranoi se bashkë me të dashurin e vranë duke e goditur me një tullë, pasi e kishin ftuar viktimën në një festë të rreme për beben e saj.

Trupi u gjet nga bashkëshorti i viktimës dhe nëna e saj mëngjesin e të premtes. Policia zbuloi më vonë se bebja ishte dërguar në spital dhe e dyshuara dhe burri i saj u arrestuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autopsia do të konfirmojë më tej nëse bebja u nxorr nga gruaja shtatzënë kur ajo ishte gjallë apo e vdekur. Flavia kishte studiuar pedagogji dhe punonte si asistente mësimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?