Hoyt Brian Yee: Rusia, ndikim malinj në Ballkan

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëron se Rusia i ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar mbi politikë në Ballkan.

Duke folur para nënkomitetit të Kongresit për Marrëdhëniet me Jashtë, Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë në Perëndim dhe Uashingtoni i mbështet ato plotësisht.

Por, Moska, shtoi Yee, po përpiqet që të frenojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike, duke e përkufizuar këtë si ndikim malinj të Rusisë në Ballkan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se një qendër humanitare ruse në Nish të Serbisë synon ndikimin në formimin e opinionit publik. Zyrtari i lartë amerikan shtoi se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Sërpska të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën e dëshmisë me temën “Maqedonia dhe kriza në Ballkan” janë paraqitur për të pranishmit foto të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, mbrëmjen e 27 prillit.

Ish-kongresmeni Joe Dioguardi e dënoi ashpër dhunën ndaj deputetit shqiptar. Përveç tij, me kongresmenët foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i LRPDSH-së, Arben Taravari, i cili ishte pjesë e kësaj seance tradicionale, e organizuar nga Kongresi dhe prania e vazhdueshme e Dioguardit./TCh/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?