Hoyt Bryan Yee dorëhiqet nga zv/ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv/ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Bryan Yee. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Al Jazeera Balkan. Mediat aludojnë se detyra e tij e ardhshme do të jetë ajo e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë.

Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Lajmi është konfirmuar nga departamenti amerikan i shtetit për Al Jazeera Balkan.

Në përgjigjen e dërguar nga Dash për Al Jazeera shkruhet se Hoyt Yee ka vënë në dijeni kolegët e tij për largimin nga posti të cilin e mbante që nga viti 2013. Mediat lakojnë emrin e ish shefit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, Jonathan Moore, si zëvendës të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Yee pritet të emërohet ambasador i shteteve të bashkuara të Amerikës në një nga vendet e Ballkanit perëndimor, me mediat serbe që theksojnë se do të jetë pikërisht Sarajeva.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohë më parë u fol se ai do të caktohej si ambasador në Maqedoni. Janë pikërisht mediat serbe ato që këmbëngulin se Yee do të vendoset në Sarajevë, ku e përditshmja Blic citon burime anonime në Beograd si dhe zëra në qarqet diplomatike amerikane dhe maqedonase.

Para se të merrte detyrën si zv/ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit për Europën dhe Azinë Hoyt Yee mbajti post të larta diplomatike në Kroaci nga 2010 në 2013.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?