Humbën jetën 4 futbollistë, publikohet videoja e avionit në flakë
Një tragjedi preku botën e futbollit para katër ditës. Avioni me të cilin fluturonte skuadra e divizionit të katërt në Brazil, Palmas, u rrëzuar. Ata kishin si destinacion Goiania, pasi ku do të përballeshin me skuadrën e Vila Nova.
Avioni privat u rrëzua disa momente pasi u ngrit nga një pistë në zonën e Porto Nacional, një komunë vetëm 60 kilometra larg Palmasit. Pesë persona ndërruan jetë dhe mes viktimave ishin katër lojtarë dhe presidenti i Palmas, Lucas Meira.
#DiarioElGutenberg El presidente y cuatro futbolistas del Palmas Fútbol y Regatas, un club de la cuarta división del Campeonato #Brasileño, perdieron la vida en un accidente aéreo que se produjo este domingo. Según los informes, el piloto que operaba la avioneta también falleció. pic.twitter.com/Az3d3Er6EE
— Diario El Gutenberg (@DiarioGutenberg) January 24, 2021
Futbollistët që ndërruan jetë janë: portieri Ranule (27 vjeç), mbrojtësi i majtë Lucas Praxedes (23 vjeç), qendërmbrojtësi Guiherme Noe (28 vjeç) dhe mesfushori Marcus Molinari (23 vjeç). Mediat në Brazil kanë publikuar së fundmi edhe një video, ku shihet avioni në flakë. /abcnews.al