Humbin jetën dy persona, rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Dy viktima të reja janë shënuar këtë të martë në Greqi duke e çuar në 19 numrin e personave që kanë humbur jetën nga COVID 19.

Mediat greke bëjnë me dije se 2 viktimat e fundit janë një 86-vjeçare, që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Sotiria, ku ishte shtruar prej ditësh, ndërsa viktima tjetër është një 64-vjeçar.

Ndër të tjera bëhet me dije se dy viktimat e fundit vuanin nga sëmundje të mëparshme kronike.  Sipas përditësimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e konfirmuara me koronavirus janë 695.

Ndërkohë në raportit më të fundit  rezulton se 114 persona u shtruan në spital, 35 prej të cilëve duhej të intuboheshin dhe 29 u shëruan.

SHKARKO APP