Humbin jetën tre alpinistë/ Zbulohet identiteti i viktimës së zhdukur që nga e mërkura
Dy alpinistë kanë ndërruar jetë në Gran Sasso, në Itali. Viktimat, të cilët ishin pjesë e një grupi prej tre personash rrëshqitën në dëborë duke përfunduar në luginë.
Operacionet e gjetjes së trupave të dy alpinistëve, të cilët kishin kaluar natën në strehën e Franchetti janë ende duke u zhvilluar në zonën e Alpine Rescu.
Po ashtu forcat e kërkim shpëtimit kanë gjetur një trup të tretë, të pajetë, i cili i përket një gruaje që kishte vdekur po në të njëjtën zonë.
Trupi i tretë është gjetur në Gran Sasso, në rreth 2.500 metra lartësi dhe është identifikuar si trupi i 49 vjeçares, Franca Di Donato, alpinistja nga Roseto degli Abruzzi, e cili është zhdukur që nga e mërkura.
Ishin familjarët ata që kishin ngritur alarmin, duke qenë se prej ditësh nuk kishin mundur të komunikonin me të.
Dyshohet se vdekja e saj u shkaktua nga shkëputja e një masivi dëbore. Franca Di Donato, një alpiniste eksperte mbante nofkën “Edelweiss” e Gran Sasso, kishte për qëllim të ngjitej në majën e Corno Grande.
Gjetja e trupit të saj u bë falë një nate të tërë studimesh të terrenit, me ndihmën e një helikopteri të Forcës Ajrore.