Humbja e katërt në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi, viktima një e moshuar nga Struga, u infektua nga mjeku në Dibër
Bota E Shtunë, 28 Mars 2020 17:23
Një 66- vjeçare nga Struga është viktima e katërt nga koronavirusi. Ajo ndërroi jetë mëngjesin e sotëm teksa virusin e mori pasi kishte qenë në Dibër para se të shpallej gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut.
E moshuara kishte pasur kontakt me një mjek që rezultoi i infektuar. Menjëherë 66- vjeçarja bëri testin 4 ditë më parë por nuk u shtrua në spital. Edhe burri i saj rezultoi pozitiv.