Hungari, shteti merr në pronësi klinikat “In Vitro” për të shtuar popullatën
Hungaria kërkon të nxisë numrin e lindjeve duke mundësuar trajtime fertiliteti falas, të ofruara nga shteti.
Sipas një programi të ri, shteti ka blerë 6 klinika private të Fekondimit In Vitro (IVF). Klinikat do të mundësojnë barna infertiliteti dhe trajtime pa pagesë për shtetasit hungarezë.
Në vazhdën e këtij projekti pritet që në vitin 2022 të lindin 4 mijë foshnje.
Hungaria ka thënë se është duke shtuar mundësitë e qasjes së grave në shëndetësi – por shumë ekspertë e kritikojnë përqendrimin e një forme të tillë pushteti.
“Cilësia e shërbimeve të ofruara nga institucionet publike është zakonisht më e ulët se ajo e institucioneve private”, ka thënë Zsombor Kunetz, mjek në Budapest.
Prej disa kohësh, kryeministri Victor Orban këmbëngul për shtimin e popullatës së Hungarisë. “Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Familjes” u prezantua në shkurt të 2019-s me qëllim për t’i ardhur në ndihmë një popullatë në rënie. Në të përfshihen ndihma financiare për çiftet që duan të kenë fëmijë, një kredi shtëpie, dhe përjashtim nga taksa e të ardhurave për gratë që kanë mbi 4 fëmijë.
Numri i popullsisë së Hungarisë ka rënë me më shumë se 100 mijë njerëz që nga 2010. Normat e fertilitetit janë nën mesataren prej 1.45 fëmijë për grua dhe më poshtë se kuato prej 2.1, për të cilën ekspertët bien dakord se është normalja.