Hungaria forcon masat kundër COVID-19, nga e marta mbyll kufijtë për të huajt. Karantinë për hungarezët

Duke nisur nga dita e martë, Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt. Kjo masë e re vjen për shkak të situatës me COVID-19, për të parandaluar rritjen e numrit të infektimeve.

Ndërkohë, të gjithë shtetasit hungarezë do iu duhet të karantinohen. Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban tha se shtetasit hungarezë mund të largohen nga karantina 14-ditore vetëm nëse ofrojnë dy teste negative për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Përjashtime për ndalim të hyrjes do të ketë për personelin ushtarak, udhëtimet humanitare si transit, si dhe udhëtimet diplomatike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?