Hyn në fuqi ligji nga epoka koloniale, Hong Kong ndalon mbajtjen e maskave ne protesta

Shefja ekzekutive e Hong Kong, Carrie Lam ka përdorur një ligj emergjence të epokës koloniale për të ndaluar mbajtjen e maskave në fytyrë pas disa muajsh protestash në vend.

Masa u lajmërua të premten pas dhunës së 1 tetorit gjatë festimeve në Kinë të 70-vjetorit të sundimit komunist.

Lam tha se dhuna po shkatërron qytetin dhe autoritetet nuk mund të lënë situatën të përkeqësohet.

Ndalimi hyn në fuqi të shtunën (5 shtator). Por vëzhguesit thonë se rregullorja do jetë e vështirë për tu zbatuar dhe është tejet e diskutueshme.

Aktivistët me maska marshuan të premten ndërsa u shpall ndalimi dhe ju kërkuan qytetarëve të tjerë që gjithashtu të mbajnë maska për të kundërshtuar qeverinë.

Sekretari për Sigurinë, John Lee tha se maskat do ndalohen në asambletë publike, mitingje dhe marshime si edhe në protestat e paligjshme.

Ndalimi përfshin çdolloj mbulimi të fytyrës, përfshirë edhe lyerjen me bojë.

Ndërsa ka përjashtime për njerëzit që mbajnë maska për arsye shëndetësore ose nëse i kërkohet nga profesioni.

Lam u shpreh se dhuna po përshkallëzohet në nivele alarmante duke çuar në një situatë kaosi dhe paniku në qytet.

Çfarë është Urdhëresa e Rregulloreve të Urgjencë?

Legjislacioni i thirrur nga Lam, i quajtur Urdhëresa e Rregullores së Emergjencave, daton në vitin 1922 dhe nuk është përdorur për më shumë se 50 vjet.

Ai i mundëson shefit ekzekutiv të anashkalojë procesin normal legjislativ, kur një projekt-ligj duhet të kalojë në parlamentin e qytetit, Këshillin Legjislativ.

ERO u përdor për herë të fundit në vitin 1967. Lam theksoi se rregullorja e re nuk do të thotë që Hong Kongu është në gjendje të jashtëzakonshme. Por theksoi se qyteti është në një gjendje të rrezikshme serioze publike.

SHKARKO APP