I afërmi vdiq nga Covid-19, familjarët rrahin mjekët se nuk i lejuan ta shihnin (Video)

Familjarët e një pacienti që humbi jetën nga Koronavirusi në një spital të Meksikës, kanë sulmuar stafin mjekësor. Ato janë ndaluar të shohin të afërmin e tyre dhe si rrjedhojë kanë reaguar ashpër ndaj mjekëve.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën, pasi burri që ishte shtruar në spital që nga e hëna e kaluar, ndërroi jetë nga Koronavirusi vdekjeprurës. Një punëtor i spitalit ka filmuar momentin kur familja i është kundërvënë stafit mjekësor, përfshirë një infermier, Daniel Zamorano. Ai ka marrë të gërvishtura në fytyrën e tij.

Infermieri ka publikuar në rrjete sociale një foto të fytyrës së tij me plagë krah së cilës shkruan: “Sot katër burra dhe dy gra më rrahën sepse i afërmi i tyre vdiq nga Koronavirusi. Ata nuk e kishin parë që nga e Hëna sepse ishte i izoluar.”

Më poshtë mund të ndiqni videon e këtij momenti:

SHKARKO APP