I arrestuari i ngel në dorë policit pasi i vë këmbën në fyt, falsifikojnë raportin e vdekjes

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Minnesota, ShBA. Një 40 vjeçar ndërroi jetë pasi u arrestua nga policia nën akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe prishjen e qetësisë publike.

Gjatë arrestimit, polici i vendosi këmbën në fyt duke i bllokuar frymëmarrjen, e cila dyshohet se i ka shkaktuar dhe vdekjen

Por kjo ngjarje e dyshimtë vuri në lëvizje dhe FBI-në e cila vendosi që ta hetojë. Sipas raportit të policisë së MInneapolis mbrëmjen e djeshme, 40 vjeçari ishte nën efektin e drograve dhe u gjet sipër një automjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai refuzoi thirrjen e policisë për të zbritur si dhe bëri rezistencë gjatë arrestimit. Oficerët e shoqëruan në spital ku më pas ai ndërroi jetë në shkaqe ende të paqarta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një video e publikuar në internet tregon të kundërtën. 40 vjeçari u arrestua në mënyrë të dhunshme ku njëri prej ogicerëve e kishte shtrirë në tokë dhe i vendosi gjurin në kokë.

Në videon e publikuar, i arrestuari i bënte thirrje policit për ta liruar pasi nuk mund të merrte dot frymë. Pas vetëm pak çastesh, ai duket se i ra të fikët, pasi nuk po lëvizte më.

Më pas erdhi dhe ambulanca, ku infermier i mati pulsin e më pas e morën dhe e shoqëruan në spital.

Kjo ngjarje ka shkaktuar panik edhe tek kalimtarët e rastit që po filmonin të gjithë ngjarjen.

Gjatë ditës së sotme, departamenti i policisë së Minneapolis ndryshoi deklaratën e një dite më parë duke thënë se ka detaje të reja për këtë ngjarje si dhe FBI-ja i është bashkuar hetimit.

Pas publikimit të videos, policia deklaroi se nuk është kontrolluar ende kamera e që vetë oficeri i policisë e ka të vendosur në kostumin e tij.

Pasi FBI-ja të kryejë hetimet e veta, do të merren masat për oficerin e policisë.

Handcuffed Black Man Dies after White Minneapolis Cop Kneeled on his Neck While he Screamed in Pain

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?