I bëri thirrje publike Boris Johnson për mjete mbrojtëse, ndërron jetë nga koronavirusi mjeku 53-vjeçar
Doktori i cili i bëri thirrje publike kryeministrit Johnson për mjete mbrojtëse në spital, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19.
Abdul Mabud Chowdhury, 53 vjeç, ndërroi jetë 15 ditë pasi ishte infektuar nga koronavirus. Një postim në Twitter thoshte se mjeku ishte një këshilltar i vjetër në departamentin e Urologjisë në Spitalin Romford Queen Elizabeth.
Dr Chowdhury i kishte shkruar muajin e kaluar kryeministrit, duke bërë thirrje për veprime urgjente në pajisjet mbrojtëse personale për çdo punonjës të NHS.
Qeveria ka qenë nën presion të vazhdueshëm për të siguruar mjetet mbrojtëse të nevojshmeVdekja e Dr Chowdhury është e fundit në listën prej 16 doktorësh që kanë ndërruar jetë nga pandemia.
Kolegët e tij janë shprehur:
Është e tmerrshme, humbëm një koleg të vyer dhe njerëzit humbën dikë që do u shpëtonte jetën. Ai ka qenë që në fillim të pandemisë një nga personat kryesorë që ka ngritur zërin dhe ka kërkuar plotësimin e kushteve tona. Shumë pacientë të infektuar patën nderin të kurohen prej tij, por fatkeqësisht ai nuk pati fatin e tyre dhe të diltë i shëndetshëm nga kjo luftë.