I dënuar 12 herë, vrasësi serial qëllon me thikë 20 vjeçaren
Bota E Martë, 10 Dhjetor 2019 18:19
Një tjetër vrasje ka tronditur Turqinë ditët e fundit.
Karen Eldemir, 20 vjeçe po kthehej nga kursi i saj i baletit ndërkohë që një burrë po e ndiqte nga pas.
Ai hyri në shtëpinë e saj me frocë dhe e qëlloi me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Si pasojë e plagëve të marra, 20 vjeçarja ndërroi jetë në spital.
Policia arrestoi vrasësin i cili ishte dënuar 12 herë më parë për vrasje dhe grabitje.