I dënuar për korrupsion, ish presidenti francez humb gjyqin në Apel

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy humbi çështjen në Gjykatën e Apelit të Parisit, kundër një dënimi të vitit 2021 për korrupsion dhe tregti me ndikim, përmes një linje telefonike sekrete që u zbulua përmes përgjimeve.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin për dënim me 3 vjet, dy prej të cilëve me kusht. Ai do të qëndrojë në shtëpi për vitin e mbetur të dënimit, ndërsa ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Francës.

68-vjeçari, i cili shërbeu një mandat nga viti 2007 deri në vitin 2012, është përfshirë në probleme ligjore që nga largimi i detyrës.

Gjykata faktoi se Sarkozy dhe ish-avokati i tij, Thierry Herzog, kishin krijuar një “pakt korrupsioni” me gjyqtarin Gilbert Azibert, për të marrë dhe ndarë informacione rreth një hetimi ligjor.

Hetuesit kishin përgjuar dy linjat telefonike zyrtare të Sarkozy. Ata zbuluan se ai kishte një të tretë jozyrtare të nxjerrë në vitin 2014 me emrin “Paul Bismuth”, përmes së cilës komunikonte me Herzogun.

Përmbajtja e këtyre telefonatave çoi në dënimin e tij për korrupsion dy vite më parë.

Nicolas Sarkozy ka shërbyer një mandat pesëvjeçar si president, prej vitit 2007.

Ai i ka miratuar disa politika të ashpra kundër migrimit, dhe ka tentuar të reformojë ekonominë e Francës. Por, në atë periudhë, e gjithë bota është përballur me krizë financiare.

SHKARKO APP