”I dhanë ilaç gjumi”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden ka folur në lidhje me debatin e dështuar të Biden me presidentin amerikan Donald Trump të mbajtur para zgjedhjeve presidenciale.

Në një intervistë të dhënë për Andrew Callaghan, Reuters raporton se Hunter ka deklaruar që performanca e dobët e Joe Biden përballë Donald Trump, që çoi më pas në tërheqjen e tij nga gara, erdhi si shkak i përdorimit të ilaçit për gjumë Ambien dhe lodhjes së madhe nga udhëtimet ndërkombëtare.

”Nuk kam asnjë dyshim për atë që ndodhi në debat. Ai udhëtoi rreth botës, mund të kishte fluturuar tre herë përreth globit. Është 81 vjeç. Ishte i lodhur për vdekje,” ka thënë Hunter, duke shtuar se “i dhanë Ambien që të mund të flinte. Pastaj doli në skenë dhe dukej si një dre i kapur në dritat e makinës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vendimit të tij, ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris mori kandidaturën demokrate, por më vonë humbi përballë Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Në intervistën e së hënës, Hunter Biden ka shprehur gjithashtu zemërimin e tij ndaj strategëve, ligjvënësve dhe zërave të Partisë Demokrate që, sipas tij, braktisën kandidaturën e të atit pas debatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?