I druheshin valës së tretë, çfarë mase të re mori Italia

Për shkak të valës së tretë, Italia ka vendosur një karantinë të detyrueshme pesëditore për udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Masat vijnë në një kohë kur blloku po përballet me një valë të tretë të koronavirusit ndërsa numri i të infektuarve rritet në një numër vendesh.

Më parë, vetëm personat që vinin nga jashtë bllokut e kishin si detyrim që të vetëizoloheshin.

Vendimi i marrë ditën e sotme vjen në një kohë kur rregullat e vendosura kryesisht në Evropë kërkojnë që udhëtarët të paraqesin teste negativ koronavirusi për të kaluar. I njëjti rregull është në fuqi edhe në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi është në një karantinë të pjesshme ndërsa rastet me Covid-19 vijon të rriten. Ndërkohë, në Britaninë e Madhe është ende e paligjshme që të udhëtosh jashtë shtetit, veç rasteve kur arsyet janë për punë apo kujdes mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?