I dyti që nga nisja e pandemisë, humb jetën nga koronavirusi një karabinier 47-vjeçar në Bergamo

Një tjetër viktimë e koronavirusit në mesin e forcave të rendit në Itali. Në Bergamo një karabinier 47-vjeçar ka vdekur gjatë natës. Ai ishte shtruar në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo. Karabinieri ishte në shërbim prej vitesh në qendrën operative të komandës provinciale. I martuar, ai la pas një vajzë 10- vjeçare. Ndiqni azhurnimet e urgjencës së koronavirusit në kohë reale duke klikuar këtu

Karabinieri Claudio Polzoni u nda nga jeta në mbrëmje vonë të enjten, për shkak të komplikacioneve nga një pneumoni prej koronavirusit. Forca e Karabinierëve “shpreh ngushëllimet e saj të thella dhe vajton vdekjen e dytë për shkak të kësaj sëmundje të tmerrshme”. Ushtaraku në shërbim në qendrën e operacioneve në Bergamo për gati dhjetë vjet, ishte një referencë për kolegët që ishin në patrullim në zonën e Bergamos dhe për të gjithë ata që iu drejtuan 112 për ndihmë, këshilla ose thjesht siguri: “Një jetë kushtuar familjes, tjetrit, komandës dhe komandanti i përgjithshëm dhe e gjithë forca mblidhen fort rreth dhimbjes së familjes së ushtarakut”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?