I ftohti polar përfshin Kanadanë, minus 40 gradë celsius. Shihni si ngrin uji i nxehtë në sekondë (Video)

I ftohti polar ka përfshirë gjithë Kanadanë, me temperatura nën minus 40 gradë Celcius dhe nuk ka asnjë shpresë që të ketë një rritje të temperaturave në ditët në vijim, lajmëruan dje autoritetet.

Autoriteti meteorologjik kanadez ka shtuar njoftimet  për të ftohtë ekstrem duke i bërë thirrje popullsisë që të jetë e kujdesshme dhe të evitojë lëvizjet e shpeshta.

Kanada 1

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat vazhdojnë të jenë nën nivelin e normës për stinën duke prekur qendër dhe perëndimin e vendit ndërsa zona veriore e Ontarios regjistron temperaturat më të ulëta, shkruan ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot në mëngjes ishte minus 40 gradë Celcius në Geraldton, në veri të Ontarios dhe kjo pa llogaritur ftohjen që vjen nga erërat”, shpjegon meteorologu Alexandre Parent.

Kanada 3

“Duhet të kthehemi pas në vitin 1993 për të pasur një episod të ngjashëm për Ontarion dhe Kebekun”, shtoi ai. Ajri arktik, i bashkuar me erëra të shpejta, shkakton një ftohje ekstreme që ka arritur deri në veri të SHBA-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?