I hapin një varr që të “adaptohet” me idenë e vdekjes (VIDEO)

Prindërit e një vajze të vogël, e cila ka një çrregullim serioz të gjakut thonë se nuk kanë mundësinë që të paguajnë për trajtimin jetësor të kësaj sëmundjeje, ndaj i kanë hapur asaj një varr që të “adaptohet” me idenë e vdekjes.

Zhang Xinlei, një dy vjeçare nga zonat rurale të Kinës, ka lindur me talasemi, një çrregullim genetik që shkakton mungesë të hemoglobinës në gjak dhe që çon në gjendje konstante lodhjeje dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Babai i Xinlei, 24-vjeçari Zhang Liyong, i cili jeton në provincën Sichuan, shpjegon se ka shpenzuar çdo kursim që kishte për trajtimin e së bijës. Ai shfaqet i shtrirë në varr sëbashku me të bijën, ndërsa nëna e saj Deng Min, e cila është në pritje të një fëmije tjetër qëndron e ulur aty pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhang shprehet se ka shpenzuar mbi 100 mijë juan (11,490 paund britanikë) për trajtimin e 2 – vjeçares dhe se ka marrë para borxh nga shumë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’ia bërë më të “lehtë” sëmundjen të miturës, duke e çuar çdo ditë tek varri që kanë hapur, ku sipas tyre “ajo do të prehet në paqe”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WFkg025B4hE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?