I infektuar me COVID-19, zyra e presidentit jep detaje: Si është gjendja e Macron
Presidenti i Francës, Manuel Makron është në gjendje më të mirë shëndetësore pas infektimit me koronavirus më 17 dhjetor. Lajmin është bërë i ditur ditën e sotme nga zyra presidenciale.
Presidenti francez është duke qëndruar në izolim në Versajë dhe po i përmbush detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare nga largësia.
Më herët ai deklaroi se po vazhdonte që të merrej me çështje të rëndësishme, siç ishin pandemia si dhe marrëveshja me Britaninë për Brexit-in.