I jep vajzën gruas dhe ekzekutohet në mes të rrugës ( Pamje të rënda)
Ky është momenti i tmerrshëm kur një avokat përballet me vrasësin por që me qetësi i jep vajzën e tij të vogël gruas, përpara se të ekzekutohet për vdekje.
Vrasja e kapur nga kamerat e sigurisë, ndodhi vetëm pak sekonda pasi 46-vjeçari Andre Riberio ndaloi makinën e tij në një adresë në shtetin Permambuco të Brazilit. Në video ai shihet teksa del nga makina dhe hap derën e pasme duke marrë në krahë vajzën e tij të vogël.
Gruaja, e cila besohet se është partnerja e tij, del nga automjeti dhe në këtë moment ata përballen me vrasësin, i cili mban armë në dorë. Pasi ngrin për një moment, Riberio i kthen shpinën vrasësit dhe i jep vajzën gruas, duke u siguruar që ajo është jashtë rreziku. Më pas ulet në gjunjë.
Vrasësi nuk i jep as kohën e mjaftueshme gruas dhe fëmijës që të largohen por hap zjarr në drejtim të Riberio duke qëlluar të paktën 5 herë në drejtim të tij.
KOHA JONË SONDAZH

