I kërkoi të panjohurit t’i bënte një foto, por…
Një foto i mori jetën. Një studente e huaj ra nga 60 metra lartësi, pasi u hodh në ajër për një fotografi.
23-vjeçarja, Hyewon Kim kishte shkruar për të vizituar shkëmbinjtë Seven Sisters, në lindje të Sussex dhe i kërkoi një të panjohuri që t’i bënte një foto. Por teksa kërceu në ajër për të pozuar, ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga të paktën 60 metra lartësi.
Ngjarja e rëndë u raportua gjatë një dëgjese për rastin. Kim ndodhej në Britani për të studiuar Anglisht, në kohën kur ndodhi ngjarja.
Autoritete konkluduan se vdekja e së resë kishte ardhur si pasojë e një fatkeqësie. Shefi i Emergjenave në Sussex, pas dëgjesës, e cilësoi këtë ngjarje si një fatkeqësi të madhe dhe tepër të trishtueshëm. Ai u bëri thirrje njerëzve që të bëjnë kujdes kur vizitojnë vende të tilla.

KOHA JONË SONDAZH

