I kërkon 25 cent për të blerë bukë, gruaja e pastrehë qëllohet për vdekje në rrugë
Një grua e pastrehë në Rio De Janeiro është qëlluar për vdekje vetëm disa sekonda pasi pyeti një burrë nëse mund t’i jepte 25 cent për të blerë bukë.
Kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur Zilda Henrique dos Santos Leandro po ecte në rrugë dhe u përpoq të merrte vëmendjen e Aderbal Ramos de Castro mëngjesin e së shtunës.
Ai vazhdoi të ecte duke e injoruar atë, derisa Dos Santos Leandro u kap me të dhe shkëmbyen disa fjalë.
Pamjet më pas tregojnë gruan që largohet nga ai, përpara se De Castro ta qëllonte me pistoletë.
De Castro largohet nga skena ndërsa një dëshmitar afrohet tek viktima për ti dhënë ndihmë,
Dos Santos Leandro u dërgua në spital, ku u shpall e vdekur.
De Castro u arrestua nga policia dhe avokatja e tij pretendoi se ai po shkonte për të hapur restorantin e tij dhe mendoi se gruaja do ta vidhte.
Avokatja, Daniela Lopes shtoi se ai është grabitur edhe herë të tjera në atë zonë ndaj reagoi duke e qëlluar.