I kërkuar në 200 shtete, por arrestohet pas një foto në facebook nga një “gabim”
Brian Donaciano Olguin Berdugo që ka qenë i kërkuar në 200 shtete u arrestua në një apartament në qytetin kolumbian Kali. Sekseri i Kartelit të Sinaloas, raportohet të ketë shkuar në Kolumbi për të mbyllur një marrëveshje për blerjen e kokainës nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Ushtrisë Popullore (FARC).
Bedrugo pranoi të shëtiste në pika turistike tepër të vizituara të Kalit, me të dashurën e tij modele, emri i së cilës nuk është bërë publik. Fati i tij u vulos kur agjentët e DEA-s zbuluan foton. 39-vjeçari u mbajt nën vëzhgim nga shërbimi informativ kolumbian për dy javë e më pas u arrestua.
Karteli i Sinaloas, dikur i drejtuar nga trafikanti famëkeq Joaquin El Chapo Guzman, konsiderohet si një ndër organizatat më të mëdha kriminale në botë, bashkë me kartelin tjetër meksikan Jalisco Nueva Generacion.
KOHA JONË SONDAZH

