I mbijetoi zjarri, ribashkim emocionues me heroin e saj
Ribashkimi që po emocionon rrjetin ndërkombëtar ka si protagoniste Clarita Ghavimi, një prej banoreve të kullës “Grenfell” në veri të Londrës, si dhe heroin e saj, Luca Branislav, i cili e shpëtoi 66-vjeçaren nga vdekja e sigurtë.
Branislav trokiti në derën e fqinjes së tij, e cila ishte përpjekur të largohej nga apartamenti, por nuk kishte mundur ta bënte për shkak të tymit të dendur. Ai rrezikoi jetën e tij, duke e mbajtur gruan në krahë teksa përshkoi 11 kate.
66-vjeçari u përpoq dëshpërimisht për ta gjetur shpëtimtarin e saj dhe nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet ndërsa e përqafonte.
“Unë hapa derën dhe ti më tërhoqe. Unë nuk po dilja dot. Nuk ndaloj dot së qari”, shprehet e shpëtuara e përlotur.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xgQ4UWMrnOI” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

