I ngriti gishtin e mesit Trumpit në 2017, Juli Briskman tani fiton zgjedhjet në Virginia

“Çdo e keqe e ka një të mirë”, thotë një shprehje e urtë popullore. Juli Briskman, humbi punën pasi fotografia e saj me gishtin e mesit drejtuar Presidentit Trump, u bë virale në vitin 2017, ndërkohë që tashmë është bërë pjesë e bordit të mbikëqyrësve të qarkut Loudoun, në Virginia në zgjedhjet e së martës.

 

Fotografia virale e Juli Briskman ishte një pjesë kryesore e fushatës së saj për të qenë në bordin e mbikëqyrësve të qarkut Virginia, që përfshin Klubin Kombëtar të Golfit të Trump. Briskman do të përfaqësojë rrethin e saj në qarkun Loudoun, afër Uashington DC, pasi mundi republikanin në detyrë.

Kujtojmë që dy vjet më parë kjo grua sfidoi kreun e Shtëpisë së Bardhë duke i drejtuar gishtin e mesit para  makinës së tij, që po kalonte pranë saj, teksa ajo ecte me biçikletë. Juli Briskman pas pushimit të menjëhershëm nga puna u ndihmua nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët mblodhën 142 mijë dollarë për të.

Image: US-POLITICS-ELECTION-TRUMP

SHKARKO APP