I ngulet hekuri 1.5 metra në fyt, gruaja shpëton mrekullisht

Një grua nga India ka shpëtuar mrekullisht, pasi një hekur rreth 1 metër e gjysmë i është ngulur në fyt. Radhika Devi u rrëzua nga cepi i tarracës në shtëpinë e saj dhe përfundoi në gjendjen e tmerrshme duke mos prekur organet jetësore. 35-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital në Bihar ku u operua për tre orë e gjysmë nga disa doktorë. Ajay Alok, doktori që drejtoi skuadrën e kirurgëve tha: “Pacientja kishte dhimbje dhe rrjedhje të mëdha gjaku kur arriti në spital. Ajo erdhi këtu në kohë dhe fatmirësisht asnjë anëtar i familjes nuk tentoi ti hiqte hekurin”. Fillimisht mjekët reduktuan madhësinë e shufrës së hekurit dhe më pas i bënë një skanim për të parë dëmtimin e brendshëm. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe po rikuperohet në spital. “E dija që nuk do jetoj. I jam mirënjohëse familjes, fqinjëve dhe doktorëve që më shpëtuan jetën. Jam shum me fat pasi kam shancin të jetoj për herë të dytë”, u shpreh Radhika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?