I nxehti ”përcëllon” Kanadanë, 46.6 gradë
Kanadaja është goditur nga një valë të nxehti në pjesën perëndimor dhe veriperëndimore, që sipas ekspertëve ka sjellë temperaturat më të larta ndonjëherë në vend. Ditën e diel, në qytetin Lytton në British Columbia termometri arriti 46.6 gradë celsius, shifra këto që thyejnë rekordin 84-vjeçar. Autoritetet në Kanada dhe po ashtu në disa zona të Shteteve të Bashkuara iu kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin masa, pasi i nxehti mund të zgjasë për disa ditë.