I nxehti “përvëlon” Turqinë, temperaturat e larta shkrijnë asfaltin
TURQI- Vala e të nxehtit ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ku nga nxehtësia ka nisur shkrirja e asfaltit në rrugë. Temperaturat mbi 40 gradë Celsius në provincën Erzincan kanë sjellë deri te shkrirja e sipërfaqes së asfaltit, gjë e cila ka rënduar dukshëm qarkullimin në trafik.
Agjencia Anadolly shkruan se temperaturat ditore në lindje të Turqisë janë më të larta për shtatë gradë celsius në krahasim me mesataren e viteve të kaluara. Autoritetet e qytetit Erzincan për shkak të temperaturave të larta kanë liruar nga puna punonjësit me probleme shëndetësore, si dhe gratë shtatzëna.
KOHA JONË SONDAZH

