I ofenduan vajzën dhe dhëndrin, Erdogan paralajmëron masa të ashpra ndaj mediave sociale

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se do të forcojë kontrollin qeveritar mbi mediat sociale, pas fyerjeve drejtuar vajzës dhe dhëndrit të tij kur ata njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt, përmes rrjetit social Twitter.

Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij me anë të një videokonference, Erdogan deklaroi se do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imorale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

“A e kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Twitter dhe Netflix? Për të zhdukur një imoralitet,” u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?